Transmetuar më 15-12-2020, 17:20

Besojeni apo jo, por një vajzë 7-vjeçe arrin të ngrejë 80 kilogramë në shtangë.

Ajo është shpallur kampione në peshëngritje në moshën e saj, në Shtetet e Bashkuara.

Rory kalon gati 9 orë në javë duke u praktikuar në palestër dhe rreth 4  orë peshëngritje.

Si në peshëngritje ashtu edhe në gjimnastikë, Rory është e rrethuar nga trajnerë të ditur.

Ajo madje ka një mjek të familjes dhe një pediatër në mjekësinë sportive që kujdesen shumë mirë për të dhe  sigurohen që rritja e saj po shkon siç duhet. /k.k/noa.al/