Transmetuar më 16-12-2020, 10:59

Mediat ruse raportojnë se modelja e njohur, Anna Leikoviç është autorja e dyshuar për masakrimin e nënë së saj me thikë.

Ajo u arrestua, sepse u akuzohe se ka copëtuar nënën e saj, ndërsa ajo ishte ende e gjallë, sipas hetuesve rusë.

Vajza është një studente e mjekësisë, e cila dyshohet se ka përdorur njohuritë e saj për të torturuar nënën, duke e goditur fillimisht me një thikë kuzhine dhe më pas duke përdorur të njëjtën thikë për të hequr organe të ndryshme, të tilla si mushkëritë, zorrët madje edhe zemrën.

“Ajo e theri nënën e saj me thikë dhe më pas i preu zemrën, me gruan ende të gjallë”, tha një burim policor i cituar nga media ruse, "Komsomolskaya Pravda".

Nëna, Praskovya Leikoviç, 40 vjeçe, kishte ardhur nga Gjermania në shtëpinë e saj në Comrat (Moldavi) të premten e kaluar, 11 dhjetor dhe filloi një debat me vajzën e saj Anna, të cilën e akuzoi se ishte droguar dhe e ka kërcënuar se do ta dërgonte në një qendër rehabilitimi.

Vajza e saj thuhet se ka reaguar me thikë ndaj nënës së saj. “Vërtet është e vështirë të besosh, por ajo i këputi zemrën në kuptimin e vërtetë të fjalës”, thanë autoritetet.

Pastaj ajo bëri dush, u vesh dhe doli për të takuar të dashurin e saj. U deshën 72 orë që policia ta gjente, kur ajo ishte në shtëpinë e një shoku, kur u arrestua.

Media ruse që e ka mbuluar çështjen me shumë interes, raportoi se gjatë seancës, Anna ishte shtrirë në stolat e gjykatës, duke luajtur me thonjtë e saj.

Studentja e mjekësisë ka afër 10,000 ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, ku ndan rregullisht përmbajtje dhe foto të saj dhe stilit të jetës.

Sipas autoriteteve, ajo është e vetmja e dyshuar. Sidoqoftë, ata thanë se kërkohet një hetim më i plotë për të sqaruar motivet e vrasjes.