Transmetuar më 16-12-2020, 17:20

Përdoruesit e “FIFA 21” prej rreth një muaji mund të luajnë si Dua Lipa, e cila është bërë pjesë e lojës, sikundër na kishte paralajmëruar muaj më parë.

Versioni i gjeneratës së ardhshme të FIFA 21 (PS5 dhe Xbox Series X) u lançua në 4 dhjetor, ndërsa edicioni i përmirësuar i PC do të vijë vitin e ardhshëm.

Lojtarët që zotërojnë versione të gjeneratës aktuale të lojës gjithashtu do të kenë të drejtën e një abonimi falas të gjeneratës së ardhshme.

Ndërkohë, Dua ka përzgjedhur njëmbëdhjetëshen e saj në FIFA dhe si një person që e do shumë vendin e saj, ajo ka bërë pjesë të saj 3 futbollistë shqiptarë, 2 prej të cilëve luajnë për Kombëtaren e Kosovës dhe njëri për Zvicrën.

Bëhet fjalë për Milot Rashica, Amir Rrahmani dhe Granit Xhaka.

Ka qenë faqja e EA Sports FIFA ajo e cila ka publikuar formacionin e përzgjedhur nga Dua jonë në rrjetet sociale, duke na bërë edhe një herë super krenarë për të.

/S.H /NOA.al