Transmetuar më 16-12-2020, 22:32

Një nënë në Britaninë e Madhe ka shokuar opinionin publik, teksa ka vrarë vajzën e saj të mitur duke e djegur qëllimisht me ujë të përvëluar.

Katie Crowder plagosi qëllimisht Gracie 19-muajshe në shtëpinë e tyre në Mansfield në mars dhe vonoi thirrjen e ndihmës ku fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Prokurorët thanë se Gracie pësoi djegie që mbuluan 65% të trupit dhe u la për të paktën një orë.

Crowder, 26 vjeçe mohoi vrasjen e Gracie më 6 mars por u shpall fajtore në fillim të këtij muaji pas një gjykimi.

Gjykatësi Jeremy Baker, duke shqiptuar dënimin, tha se Crowder kishte derdhur “një sasi të konsiderueshme uji të nxehtë në fytyrën dhe trupin e Gracie”.

Ai shtoi se Crowder nuk kërkoi ndihmë nga prindërit e saj, të cilët jetonin disa dyer larg, deri kur Gracie vdiq.

“Pas kësaj të gjitha përpjekjet për të shpëtuar jetën e saj u bënë të kota,” tha ai.