Transmetuar më 17-12-2020, 16:35

Modelja e njohur dhe aktive në Instagram, 29-vjeçarja Joselyn Cano, ka humbur jetën gjatë një operacioni në të pasme.

Ndërhyrja quhet si “ngritja braziliane e vitheve”, por që i kushtoi jetën bukuroshes nga Kolumbia, por që jetonte në Kalifornia, SHBA.

Mediat e huaja bëjnë me dije se kjo ishte hera e dytë që 29-vjeçarja e bënte ndërhyrjen në fjalë.

Ende nuk dihet saktësisht shkaku i vdekjes, për të cilin ka nisur një hetim.

Studimet tregojnë se shumë persona kanë humbur jetën gjatë ndërhyrjeve të tilla. /k.k/noa.al/