Transmetuar më 17-12-2020, 20:25

Një tragjedi ndodhi në një familje shqiptare sot në Isselburg të Gjermanisë ku një shqiptar nga Kosova, dyshohet se ka vrarë bashkëshorten, vajzën 17-vjeçare e më pas veten.

Mediat e huaja raportojnë se 51-vjeçari dyshohet se ka vrarë fillimisht gruan 46 vjeçe dhe vajzën 17 vjeçe, brenda banesës së tyre.

Pastaj, autori i krimit të rëndë është vetëvarur me litar, raportojnë mediat.

Mediat gjermane raportojnë se në banesë ka qenë dhe vajza e vogël e çiftit nga Kosova, 14 vjeçe, e cila fatmirësisht i ka shpëtuar sulmit.

Mësohet se e mitura është mbyllur në dhomën e saj, teksa i ati ka vrarë gruan dhe vajzën tjetër.

Ai i ka kërkuar vajzës së vogël që të dilte nga dhoma, por ajo nuk ka pranuar, duke shpëtuar.

Një nga fqinjët e çiftit, në një prononcim për “BBV-net.de” flasin për problemet që kishin pasur çifti më herët.

“Unë e njoh mirë familjen. Fatkeqësisht ka pasur një mosmarrëveshje për një kohë të gjatë. Ishte në lidhje me divorcin dhe kush duhet të merrte shtëpinë, ”shpjegoi babai i një fqinji që kishte ardhur në Danziger Strasse pasi mori vesh për krimin. /noa.al/