Transmetuar më 18-12-2020, 09:51

Një grua, e cila u bë e famshme për një video që tregon se i preu kokën një bufi të gjallë, u raportua se u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së saj.

Gruaja, një kolumbiane njëzet e një vjeçare, quhej Mileydis Aldana. Mediat amerikanolatine, raportojnë se  krimi dyshohet se ndodhi të dielën e kaluar pasdite, kur dy persona të panjohur mbi një motor, ndaluan para shtëpisë së saj në qytetin kolumbian Corazal.

Kur gruaja e re doli nga shtëpia, një nga dy të dyshuarit pretendohet se e ka qëlluar me gjashtë plumba në trup.

Në atë moment, dy motoçiklistët u larguan menjëherë dhe Aldana u mor nga familja e saj, të cilët menjëherë e çuan në spital, ku sidoqoftë, nuk kishte asgjë për të bërë, sepse ajo humbi jetën.

Pasi video u bë virale në mediat sociale, e reja mori kërcënime me vdekje.  Videoja, për të cilën 21-vjeçarja u bë “e famshme”, u bë gjashtë muaj më parë.

Ajo tregonte vajzën, e quajtur më vonë "Owl Killer", duke prerë kokën e bufit të pafat me një thikë dhe më pas duke pozuar me trupin e prerë të zogut të natës.

Pamjet u bënë virale në mediat sociale të Amerikës së Jugut dhe ndezën një valë zemërimi. Pas publikimit të videos makabre, Mileydis Aldana kishte marrë kërcënime të shumta me vdekje. /e.a/noa.al/