Transmetuar më 18-12-2020, 15:32

Një kryeinfermiereje në një spital në Chattanooga, Tennessee, SHBA, i ra të fikët pak pasi mori vaksinën COVID-19 të "Pfizer-BioNTech".

Tiffany Dover, kryeinfermiere në "CHI Memorial", mori vaksinën dhe më pas iu drejtua mediave.

Ndërsa iu përgjigjej pyetjeve, në një moment ajo tha: “Më fal, po ndihem keq, jam e trullosur, më vjen keq”.

Videoja u shpërnda gjerësisht, duke ngritur pikëpyetje në lidhje me vaksinën e "Pfizer". Mjekët që ishin aty u kujdesën për infermieren, duke thënë se nuk ishin përbërësit e vaksinës që i shkaktuan asaj atë gjendje. /e.a/noa.al/