Transmetuar më 18-12-2020, 18:17

Këngëtarja Soni Malaj, mes personazheve të tjetër të njohur është e fundit, emri i të cilëve është përdorur nga persona të paidentifikuar, për të përfituar para përmes mashtrimit.

Soni Malaj ndau lajmin me ndjekësit e saj, duke publikuar një foto të profilit të rremë që është hapur në emër të këngëtares në Instagram.

Ajo tha se faqja është false dhe ka si qëllim që të mashtrojë njerëzit.

Soni Malaj u kërkoi ndjekësve që ti bëjnë “report” për ta mbyllur këtë faqe.

“Kjo është një faqe fals që kërkon t’iu mashtrojë. Bëjeni report,’ – shkroi këngëtarja.

Emra të tjerë të njohur, si Ardit Gjebrea, Rudina Magjistari, Alketa Vejsiu dhe Aurela Gace, por edhe politikanë, janë përdorur njësoj për të mashtruar njerëzit, me qëllime përfitimi. /a.m/NOA.al