Transmetuar më 19-12-2020, 15:47

Të shumta janë incidentet në kategorinë e dytë të futbollit, ku në jo pak raste nuk ka munguar dhuna.

Edhe sot ka ndodhur një incident i rëndë në ndeshjen mes Delvinës dhe Albpetrolit.

Policia thotë se një person i ndodhur jashtë stadiumit,  ka goditur me gurë, në drejtim të njërit prej asistentëve të arbitrit.

Si pasojë shtetasi E. P,  është dëmtuar në kokë dhe është transportuar në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, shtetasin A. H, cili është larguar  menjëherë nga vendngjarja.

Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja  për kapjen e autorit. /k.k/noa.al/