Transmetuar më 19-12-2020, 21:48

Një aksident ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të Prishtinës.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë aksidentuar duke hyrë brenda objektit të një furre buke.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes./noa.al/