Transmetuar më 20-12-2020, 09:56

Barcelona-Valencia është kthyer në një moment historik për futbollin spanjoll dhe më gjerë. Goli i shënuar nga Lionel Mesi në fund të pjesës së parë, e çon sulmuesin argjentinas në "Olimpin" e futbollit.

Ai që shënoi mbrëmë, është në fakt goli i 643 me fanellën e Barcelonës nga "Pleshti", i cili arrin rekordin absolut të mbajtur deri më tani nga Pele: të shënojë të paktën 643 herë me fanellën e të njëjtit klub.

Në fillim të sezonit 2020/21, Mesi e filloi me golin e 634-t me Barcelonën dhe sot e gjen veten krah për krah me një nga më të mirët e historisë botërore. Jo vetëm kaq: Leo gjithashtu "shënjestroi" ish-shokun e ekipit, Xavi Hernandez, tani trajner, i cili mburret me rekordin e paraqitjeve (767) me fanellën e Barçës.

Një rekord që Lionel Mesi do të jetë në gjendje ta arrijë tashmë këtë sezon (për momentin ka 747 paraqitje).

Ndërkohë, Pele "pushtoi" rekordin prestigjioz me fanellën e Santosit, skuadrën braziliane me të cilën ai u bë i famshëm dhe hyri në histori.

Nga 1956, deri në 1974-ën, Pele veshi fanellën e klubit, duke shënuar 643 herë, duke u bërë jo vetëm lojtari më i mirë në historinë e skuadrës braziliane, por të të gjitha kohërave midis të gjithë lojtarëve që kishin veshur të njëjtën fanellë të një klubi.

Goli i parë u shënua në debutimin e tij në 1956 kundër Corinthiansit, i fundit u shënua në vitin e fundit të qëndrimit të tij në Santos, 1974. /e.a/noa.al/