Transmetuar më 20-12-2020, 16:05

Fotografitë intime të yjeve të futbollit, Diego Costa (Spanjë) dhe Gabriel Jesus (Brazil), me të njëjtën femër në shtrat, janë zbuluar në një Bibël të dorëzuar në një dyqan bamirësie.

Dy sulmuesit, miq me njëri-tjetrin, duke parë që Diego Costa është brazilan dhe më pas i natyralizuar në spanjoll, kanë ndarë të njëjtën femër në shtrat.

Fotot bënë bujë më shumë për faktin se u gjetën brenda një Bible, që u dërgua nga një grua në një qendër bamirësie në Londër.

Në qendrën e bamirësisë, personi në fjalë kishte dërguar dy çanta dhe në njërën prej tyre ishte vendosur një Bibël.

Identiteti i gruas në fjalë nuk dihet, ndërsa fotot kanë skandalizuar opinionin publik britanik dhe jo vetëm.

Ylli i Manchester Cityt, Jesus, 23 vjeç, është një nga sulmuesit e parë të Brazilit gjatë sezoneve të fundit dhe ka fituar dy tituj të Premier League gjatë kohës që luan në Angli.

Ndërsa ish-sulmuesi i Chelsea, Costa, 32 vjeç, kaloi tre vjet në Londër përpara se të bashkohej me Atletico Madrid në vitin 2017. /e.a/noa.al/