Transmetuar më 20-12-2020, 16:11

Një letër e nënshkruar nga Diego Armando Maradona më 13 tetor duket se dëshmon se legjenda e Napolit donte që trupi i tij të balsamohej dhe të ekspozohej në një muze.

Maradona shprehu vullnetin e tij në një letër dërguar avokatit të tij Matias Morla dhe e cila është botuar nga “The Sun”.

“Pas një analize të thellë dua të shpreh dëshirën time që pas vdekjes time trupi im të balsamoset dhe të ekspozohet në muzeun në fjalë, i rrethuar nga trofetë e mi maksimalë,”, thuhet në këtë letër..

Maradona vdiq më 25 nëntor, pas një arresti kardiak.

/S.H /NOA.al