Transmetuar më 20-12-2020, 21:39

Alfred Cako ka befasuar jo pak sot në emisionin “E Diell” ku tha se kryeministri ynë nuk është Edi Rama por një klon.

Sipas Cakos edhe Putin është një klon dhe se kloni sipas tij projektohet në mënyrë të atillë që ka të gjitha informacionet dhe kloni mendon se është personi të cilin përfaqëson.

“Gojët e liga thonë se pasi u kthye nga SHBA, kryeministri ynë nuk është Edi Rama por një klon, edhe Putin është një klon dhe Mike Pence është një klon i cili sapo u vaksinua dje. Ndërsa Trump dhe Biden nuk janë shprehur për vaksinën. Liderët e vërtetë sipas ideve konsperacioniste edhe Hyseni është gjallë dhe ka jetuar në një nga qytetet nëntokësore të Brazilit dhe po kështu thuhet edhe për Abraham Lincoln ku mendohet se është vrarë, por nuk është vrarë, por ka jetuar në një vend të fshehtë derisa ka vdekur. Kloni projektohet në mënyrë të atillë që ka të gjitha informacionet dhe kloni mendon se është personi të cilin përfaqëson”, tha Alfredi.