Transmetuar më 21-12-2020, 15:43

Solstici dimëror dhe kalimi i "Kometës së Krishtlindjes": 21 dhjetor 2020, për adhuruesit e astronomisë është një ditë me shumë pritje. Jupiteri dhe Saturni do të jenë aq afër, se ç’kanë qenë ndonjëherë për më shumë se 400 vjet.

Kontakti i fundit i ngushtë midis dy planetëve, daton në vitin 1623. Ngjarja e rrallë bëhet edhe më e veçantë nga shoqërimi me solsticin e dimrit.

Dita më e shkurtër e vitit do të shoqërohet me kalimin e "yllit" të Krishtlindjes, ose bashkimin e Saturnit dhe Jupiterit, i cili, sipas Ungjijve, do të kishte udhëhequr Magjistarët. Vëzhgimi i fenomenit do të transmetohet në internet nga Teleskopi Virtual, duke filluar sot nga ora 16.30.

Solstici në 11.02 (me atë europiane) shënon fillimin e dimrit. Në këtë ditë, "Dielli në lëvizjen e tij të dukshme përgjatë ekliptikës, që është projeksioni në qiellin e orbitës së Tokës, arrin pozicionin më në jug në lidhje me ekuatorin qiellor, i cili është projeksioni në qiellin e ekuatorit të Tokës", shpjegoi astrofizikanti italian, Gianluca Masi, kreu i Teleskopit Virtual.

"Kjo do të thotë që në ditën e solsticit të dimrit, harku që korrespondon me rrugën e Diellit mbi horizontin tonë boreal, është më modestja e vitit dhe për pasojë na jep natën më të gjatë".

Është një shfaqje që nuk duhet humbur. Për ta parë atë, duhet të pritet që dielli të perëndojë dhe të shikohet në atë drejtim.

Rreth orës 5.00 pasdite do të jetë e mundur të fillohet të shihen dy planetët shumë afër. Ngjarja kryesore do të jetë midis orës 5.30 dhe 6.30 pasdite.

Kërkoni një vend me një horizont të qartë jugperëndimor. Fenomeni është i dukshëm me sy të lirë, por me një teleskop të vogël, është e mundur të shihen unazat e Saturnit dhe hënat e Jupiterit. /e.a/noa.al/