Transmetuar më 21-12-2020, 16:40

Elis Bakaj në janar u transferua te Dynamo Brest, në Bjellorusi, pas një aventurë të suksesshme si pjesë e Soligorsk.

Por një dëmtim i rëndë rreth muajit mars prishi të gjitha planet e tij.

Bakaj mbeti deri në tetor jashtë fushave, duke luajtur vetëm 7 ndeshje, ndërkohë ditën e sotme ka ardhur edhe lamtumira e tij nga klubi bjellorus.

Përmes një postimi Dinamo Brest ka njoftuar ndarjen me Bakajn, 33-vjeç, ish-lojtar i Kombëtares por edhe i Partizanit dhe Kukësit, në Kategorinë Superiore.

Pas divorcit me klubin e kaluar, Bakaj nuk ka vonuar shumë, dhe ka gjetur marrëveshjen me klubin e ri.

Ai do të qëndrojë në Bjellorusi, ku sot është zyrtarizuar si pjesë e FC Rukh Brest.

Lajmin e  dha klubi i tij i ri bjellorus.

Kontrata e Elis Bakajt në Bjellorusi është njëvjeçare./a.m/NOA.al