Transmetuar më 21-12-2020, 20:48

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur sot në Shtimë, ku 2 persona të cilët ishin kthyer nga Zvicra në Kosovë, janë përleshur mes tyre ku është përdorur edhe arma e zjarrit.

Si pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë.

Policia është vënë në kërkim të të dyshuarit dhe brenda një periudhe të shkurtër, është arrestuar.

Gjithashtu është gjetur dhe konfiskuar një armë e zjarrit, që dyshohet se është përdorur në rastin në fjalë.

Njoftimi nga Policia

“Sot rreth orës 16:40 në Shtime, policia ka marr informata që ka gjuajtje me armë zjarri. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ku nga dëshmitarët ka kuptuar që një person është dërguar në ambulancën në Shtime dhe nga atu është dërguar në QKUK në Prishtinë. Sipas mjekëve gjendja e tij është stabile. I njëjti ka plagë në këmbë, dyshohet se nga arma e zjarrit. Policia menjëherë është vu në ndjekje të personit të dyshuar dhe i njëjti është arrestuar. Është gjetur dhe konfiskuar një armë e zjarrit, më të cilën dyshohet se është kryer plagosja. Po ashtu policia ka vërejtur se personi në fjalë ka një lëndim në dorë dhe i njëjti është dërgua fillimisht në ambulancën në shtime. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e specializuara dhe do të merren informata për ndriçimin e rastit”./noa.al/