Transmetuar më 21-12-2020, 21:34

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme, në rrugën Rahovec-Malishevë.

Në aksident janë përfshirë 2 automjete dhe si pasojë 6 persona kanë mbetur të plagosur, ku 4 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Siç edhe shihet nga fotot e publikuara dëmet materiale janë të shumta.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia ku shkruan:

“Rasti ka ndodhur në orën 17:30, ku janë përlasur dy veta. Si pasojë janë lënduar 6 persona, 4 prej tyre në gjendje të rëndë.  Ndërsa një grua me një foshnje 1 vjeçare me lendime më të lëhta”./noa.al/