Transmetuar më 22-12-2020, 15:08

Skuadra e tyre ishte ndër më të prekurat nga koronavirusi në Premier League: 10 pjesëtarë, mes skuadrës dhe stafit, të Njukasëllit, u testuan pozitivisht me Covid, por për kapitenin Jamaal Lascelles dhe Allan Saint-Maximin, një muaj pas infektimit me Covid-19, shërimi duket i largët.

Dhe të qenit kampion, sportistë dhe të rinj, nuk duket se i ka ndihmuar ata, të cilët luajtën ndeshjen e tyre të fundit kundër Chelsea në 21 nëntor.

Pastaj erdhën simptomat: të vjella, plagë në gojë, nuhatje dhe shije të humbur … Dhe një muaj më vonë?

"Ata bëjnë një gjysmë ore shëtitje dhe duan të kthehen në shtrat menjëherë: është brutale", – thotë trajneri Steve Bruce.

I pari që është tronditur nga pasojat e Covidit tek futbollistët e tij, është pikërisht trajneri i Njukasëllit.

"E pabesueshme ta mendosh, – tha Bruce, – rreth asaj se si virusi i ka prekur ata të dy dhe është po aq e pabesueshme për për efektet që kanë tek ata. Nëse dikush, – përfundoi ai, – duhet të dijë sa i rrezikshëm është koronavirusi, ne mund të japim një dëshmi". /e.a/noa.al/