Transmetuar më 23-12-2020, 08:55

Barcelona më në fund thyen tabunë në transfertë (4 ndeshje pa fitore), fiton 0-3 në fushën e Valladolidit dhe rikthen distancën prej 8 pikësh me Atletikon kryesuese.

Ndeshje historike kjo për Lionel Mesin, protagonist absolut me një gol dhe një asist. Pikërisht me finalizimin e fundit të tij, "Pleshti" lë pas legjenden Pelè, si golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit në një klub të vetëm.

643 gola ka shënuar me Santosin O’Rey, 644 finalizime mbajnë firmën e yllit argjentinas me Barcelonën, shifër e destinuar për t’u rritur.

Sa i përket takimit të zhvilluar në “Estadio José Zorrilla”, katalanasit i dhanë drejtimin e duhur sfidës brenda 35 minutave të para me golin e Lenglet, pas krosimit të Mesit, dhe finalizimin e Braithwaite, që u shërbye nga Dest.

Golin e tretë Barcelona e shënoi me një aksion model, me Pedrin, që me një pasim me thembër nxori Mesin përballë portierit Masip, i cili nuk mund të bënte asgjë për të ndalur argjentinasin.

Në minutat e fundit, Koutinjo dhe Mesin goditën shtyllën, ndërsa Masip reagoi ndaj një tjetër tentative të 6 herë fituesit të "Topit të Artë", duke shmangur një humbje më të thellë. /e.a/noa.al/