Transmetuar më 23-12-2020, 15:29

Kuvendi mbylli sot punimet për këtë vit, ndërsa seanca e radhës do të rikthehe pas Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Në dalje deputetët e maxhorancës dhe të opozitës së re janë përshëndetur me njëri-tjetrin, si dhe kanë shkëmbyer batuta dhe takime me grusht, siç e parashikon rregullorja anti-Covid.

Deputetja Majlinda Halilaj që mori famë në media pas lapsuseve në fjalimin për “kërpëratat” (Korporatat),  është shfaqur duke i qëndruar pranë kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Kujtim Gjuzi doli i vetëm.

Ish-ministra, ministra dhe deputetë para se të largoheshin i uruan në distancë “gëzuar festat” njëri-tjetrit.  Kuvendi do t’i rikthehet punimeve pas mesit të janarit./a.m/NOA.al