Transmetuar më 23-12-2020, 15:42

Covid-19 po merr jetë edhe në moshat e reja, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

Në 24 orët e fundit në Kosovë 12 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, njëri prej të cilëve në moshën 41-vjeç.

Bëhet fjalë për një 41 vjeçar nga Prizreni.

Ky është edhe qyteti kosovar më i goditur nga pandemia në ditët e fundit. Në 14 orët e fundit, Prizreni ka shënuar me tepër viktima edhe se kryeqyteti i Kosovës, Prishtina.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (74, 67, 65, 41 vjeç), Prishtinë 3 raste (87, 77, 76 vjeç), Deçan 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (56 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (66 vjeç)”, raportoi sot Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. /a.m/NOA.al