Transmetuar më 24-12-2020, 11:25

Në Serbi ka nisur këtë mëngjes fushata e vaksinimit, duke u bërë vendi i parë në rajon. Kryeministrja Ana Brnabiç ka marrë e para dozën e vaksinës. Kryetarja e qeverisë serbe u vaksinua para kamerave ‘live’, ashtu siç kishte premtuar.

Ajo dhe Ministrja e Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Dr.Darija Kisiç Tepavçeviç dhe epidemiologu Predrag Kon, ishin të parët që morën vaksinën kundër koronavirusit në Serbi në Torlak këtë mëngjes.

Pas tyre, qytetarët e parë që do vaksinohen janë të moshuarit në Beograd dhe Novi Sad.

Ministrja Tepavçeviç, u shpreh se ishte jashtëzakonisht krenare që Serbia arriti të ishte ndër të parat shtete që siguroi  vaksinën. /e.a/noa.al/