Transmetuar më 25-12-2020, 15:58

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Dardania” në qytetin e Prizrenit.

Një 30-vjeçar ka vrarë me thikë babanë e tij 50 vjeç.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar personin e dyshuar M. H., rreth 30 vjeç, i cili e ka sulmuar të atin me thikë.

Ngjarjen e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:55 ku një qytetar ka njoftuar stacionin policor Prizren-Veri, se në lagjen Dardani, Rruga “Nazim Kokollari”,  një rast dhune në familje.

“Si pasojë e plagëve të marra babai  rreth 50 vjeç ka ndërruar jetë. Emergjenca, njësitë policore dhe ambulanca kanë shkaur  menjëherë në vendin e ngjarjes”,  tha Osmanollaj./a.m/NOA.al