Transmetuar më 25-12-2020, 22:10

Kamerat e sigurisë në Nju Jork kanë filmuar momentin kur një adoleshent qëllohet për vdekje me armë zjarri.

Viktimë e ngjarjes ka mbetur 16-vjeçari James Solano, i cili po qëndronte përpara një dyqani.

Autori nxjerr nga palltoja pistoleten dhe pret që adoleshenti të kalonte pranë tij dhe pa u menduar dy herë e qëllon në qafë, ku si pasojë menjëherë rrëzohet përtokë.

Solano që jetonte jo larg vendit ku është vrarë, ishte dërguar me urgjencë në spital, por atje mjekët vetëm sa konfirmuan vdekjen e tij.

Viktima dhe sulmuesi shkëmbyen fillimisht disa fjalë dhe më pas ndodhi e shtëna fatale, ndërsa motivet e këtij sulmi mbeten të paqarta. /k.k/noa.al/