Transmetuar më 26-12-2020, 13:02

Presidenti i ri i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes është zgjedhur Elez Gjozaj.

Ai ka mposhtur në raundin e dytë të zgjedhjeve të Federatës së Peshëngritjes, Eglantina Çunin, me rezultatin 10 me 6.

Në garë përveç Gjozaj dhe Çunit ishin edhe Everest Trokaj dhe Flamur Isufi.

Kjo është hera e dytë që Gjozaj zgjidhet në krye të shtangës.

Më herët ai ka mbajtur postin e kreut të njësissë Bashkiake numër 2 të kryeqytetit nën siglën e LSI.

Kohët e fundit është folur për një lëvizje të Elez Gjozajt në radhët e PS-së./a.m/NOA.al