Transmetuar më 26-12-2020, 17:27

Një grua është vrarë me armë zjarri në mes të rrugës në Brazil.

E gjithë skena shokuese është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Viktima është Anna Pola da Silva, e cila u ekzekutua qetësisht nga një person që duket se po e priste të kalonte.

Sikurse mund të shihet edhe nga video, autori ngjarjes së rëndë po rrinte i fshehur pas një shtyllë dhe sapo gruaja afrohet ai nxjerr armën dhe e qëllon.

Autori arriti të largohet nga vendngjarja me biçikletë, dhe deri tani nuk raportohet të jetë arrestuar. /k.k/noa.al/