Transmetuar më 27-12-2020, 19:41
Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.
Një pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Efektivi dyshohet të ketë dalë nga shtëpia duke u nisur drejt vendit të quajtur “Parku i Arbërisë”, ku më pas ka qëlluar veten me armë zjarri.
Ai u dërgua me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Zyrtarët e policisë po hetojnë se cili mund të ketë qenë shkaku që ka çuar viktimën të kryejë këtë akt tragjik.