Transmetuar më 28-12-2020, 07:50

Ky është horoskopi për ditën e sotme, e hënë 28 dhjetor 2020 që Noa.al sjell për ju.

Njihuni me parashikimin e yjeve, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Hëna ju buzëqesh dhe ju jep mundësinë të rrethoheni me njerëz që mund të sjellin më të mirën tek ju. Jupiteri në Ujor ju ka bërë të rikuperoni optimizmin që keni humbur dhe ndjeni se shpresat tuaja ushqehen nga fjalët e këndshme të miqve tuaj ose nga një libër i mirë.

Demi

Me Hënën në krah, ju shqetësoheni pak për shpenzimet që papritmas kanë dalë nga kontrolli. Me Jupiterin dhe Saturnin në një aspekt disonant, nuk ju pëlqen të përfshiheni në situata që nuk ju japin siguri dhe stabilitet. Fatmirësisht, Mërkuri në Bricjap ju ndihmon të ruani qetësinë.

Binjakët

Me Hënën në shenjën tuaj, nuk mund të prisni që të gjithë të kalojnë jetën me të njëjtën shpejtësi si ju. Ju sigurisht nuk merreni me çështje të padobishme, por ndonjëherë rrezikoni të mos ndaleni edhe në ato që janë të dobishme ose që, të paktën, do të meritonin më shumë vëmendje nga ju. Në fushën sentimentale, po lini pas dore gjëra që sjellin krizë në marrëdhënien tuaj.

Gaforrja

Hëna në fushën e dymbëdhjetë, sugjeron që t’i kushtoni pak kohë vetes. Po humbni energjinë tuaj dhe ju duhet absolutisht të flini dhe të pushoni më gjatë. Mërkuri nuk ju bën veçanërisht produktiv në punë. Në fushën sentimentale keni një dëshirë të madhe për qetësi.

Luani

Hëna ju këshillon të bëni atë që mundeni për të kaluar ca kohë me miqtë tuaj më të ngushtë. Të jesh në shoqëri, është gjithashtu gjë e mirë për shpirtin tuaj. Vetmia nuk është padyshim për ju dhe Afërdita në Shigjetar po ju bën të jetoni një histori mjaft përmbushëse.

Virgjëresha

Hëna ju hap sytë, se cilat janë të metat tuaja dhe qëndrimet që mund të jenë shqetësuese për të tjerët. Ju shpesh iu afroheni atyre në një mënyrë tepër polemike dhe agresive. Edhe në fushën sentimentale nuk mund të bëni shaka me ironi me partnerin.

Peshorja

Ju janë larguar shumë mendimet tuaja. Me Marsin kundër, duhet të lini gjithçka pas për t’u kujdesur për veten dhe mirëqenien tuaj fizike dhe mendore. Udhëtimet ju intrigojnë dhe nëse doni të dini më shumë, patjetër që mund të konsultoheni me disa libra ose dalje me miqtë.

Akrepi

Mjafton një fjalë ose një vizion i një objekti për t’ju bërë të mendoni për momente ose njerëz nga e kaluara që do të dëshironit t’i shihni përsëri edhe për disa çaste. Nga ana sentimentale ju do të donit të ndjeheni më të kënaqur dhe "strukja" në të kaluarën mund të jetë një gjë e mirë.

Shigjetari

Ju kishit bërë plane të mëdha për sot, por dikush i hedh në erë, duke ju detyruar të planifikoni tërë ditën. Për fat të mirë, këto janë gjendje shpirtërore kalimtare. Përdorni energjitë e mira të Marsit për të realizuar projektet tuaja dhe kushtojuni vetes pak rëndësi më shumë.

Bricjapi

Hëna ju kujton të mos lini pas dore sinjalet që trupi juaj dërgon çdo ditë: edhe një sëmundje kaluese meriton vëmendjen tuaj sepse, me Marsin në Dash për një kohë të gjatë, disa sëmundje rrezikojnë të bëhen kronike. Në fushën sentimentale, Venusi ju bën shumë misteriozë: ju jeni përpara një vendimi.

Ujori

Jeta juaj sot mban erë dashuri! Saturni në Shigjetar ju bën të ndiheni në harmoni të përsosur me partnerin tuaj. Ju jeni gati telepatik! Me Jupiterin dhe Saturnin në krah, puna juaj ka filluar t’ju japë rezultate të shkëlqyera dhe ju mund t’i përkushtoheni në mënyrë paqësore familjes tuaj, të dashurve tuaj dhe hobeve tuaja të shumta krijuese.

Peshqit

Do të ishte më së miri të shmangni kalimin e shumë kohë qëndrimi në shtëpi ose me anëtarët e familjes tuaj. Toleranca juaj ndaj tyre, është shumë e ulët dhe rrezikoni të thoni ose të bëni diçka që mund të kompromentojë marrëdhënien tuaj me njërin prej tyre. Edhe në fushën e dashurisë fjalët tuaja sot nuk vlerësohen nga partneri. Bëni një shëtitje, zhbllokoni mendjen dhe dëgjoni zemrën. /e.a/noa.al/