Transmetuar më 28-12-2020, 13:52

Futbollisti uruguajan Maximiliano Pereira Cardozo, i cili këtë vit luajti me “Central Español” vdiq në një aksident në Salto del Penitente.

Mbrojtësi 27-vjeçar ishte zhdukur të shtunën.

Marina Kombëtare u bashkua menjëherë në kërkime.

Trupi i Pereira u gjet i vdekur të dielën në mëngjes.

Pasi u konfirmua vdekja e tij tronditëse, disa ish shokë të skuadrës, trajnerë dhe klube të ndryshme të futbollit uruguajan, u tronditën mbi ngjarjen.

“Një lajm i trishtuar, ngushëllimet për familjen dhe miqtë e tij! RIP Negrón ”, – shkroi ish-futbollisti Richard Pellejero.

Mbrojtësi i ndjerë nisi karrierën si profesionist në Cerro, një klub me të cilin bëri debutimin e tij në Divizionin e Parë në 2011. Më vonë ai luajti për Miramar Misiones, Racing de Montevideo, Sport Boys në Bolivia, Deportivo Santaní në Paraguai, Liverpool (Uruguaj) dhe së fundmi ishte pjesë e “Central Español”, një skuadër e Uruguajt, në Divizionin e Dytë./a.m/NOA.al