Transmetuar më 29-12-2020, 14:08

Pamje të tmerrshme kur deputetët  janë filmuar të largohen me vrap nga salla e parlamentit pasi një tërmet i madh me madhësi 6.4 goditi sot Kroacinë.

Fuqia e tërmetit është ndjerë deri në Slloveni.

Kur lëkundjet nisin të bëhen të fuqishme, deputeti në foltoren e Parlamentit të Sllovenisë ndërpret fjalën dhe bashkë me disa të tjerë dalin me nxitim nga salla.

Sipas të dhënave të EMSC ka pasur një epiqendër në thellësinë 44 km dhe ka ndodhur në afërsi të Zagrebit.

Fotografitë dhe videot e shpërndara në Twitter tregojnë se si ndërtesat janë kthyer në rrënoja në rajonin e Petrinja këtë mëngjes (29 dhjetor) – epiqendra e katastrofës.

Të paktën një i vdekur është raportuar deri më tani. Mediat lokale që pretendojnë se një nënë është në shok pasi ka humbur djalin e saj.

Ushtria është dërguar në Petrinja për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit.

Lëkundjet ishin aq të fuqishme saqë u ndjen edhe në vende të tjera si Bosnjë Bosnjë e Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi e Itali./a.m/NOA.al