Transmetuar më 29-12-2020, 14:20

Shpërthimi i një bombole gazi  plagosi 12 persona, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, afër lagjes “Marigona”.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Prishtinës. Zjarrfikësit dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje.

“Sot rreth orës 12:00 brenda një objekti në rrugën Prishtinë –Ferizaj, ka ndodhur një shpërthim (dyshohet bombole gasi). Bazuar në të dhënat e deritanishme  dyshohet se në  këtë rast janë lënduar 12 persona. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Prishtinë”.

“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes të cilët aktualisht po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë të bëjnë me rastin”, –  sqaroi zëdhënësja e policisë për mediat./a.m/NOA.al