Transmetuar më 29-12-2020, 17:42

Tërmeti  i madhësisë 6.4 ballë që goditi sot Petrinjën dhe Zagrebin në Kroaci kishte gati të njëjtën madhësi me atë që goditi vendin tonë, më 26 nëntor të vitit të kaluar.

Nga tërmeti deri tani raportohet se ka humbur jetën një fëmijë 12 vjeç dhe një djalë 20-vjeçar.

Ndërkohë, AL Jazeera ka publikuar momentin kur ekipet e kërkim shpëtimit nxorën nga rrënojat e ndërtesave të shembura babanë dhe djalin e tij të vogël.

Siç duket edhe në video, babai nuk e lëshon nga duart për asnjë moment djalin derisa futen në ambulancë. /a.m/NOA.al

Pamjet filmike nga: Al Jazeera Balkans

Tërmeti 6.4 ballë që tmerroi sot Kroacinë, tronditi frikshëm edhe 11 shtete të tjera, duke rikthyer ankthin që shumë kroatë përjetuan në mars të këtij viti, kur teksa sapo kishte nisur situata e rëndë pandemike që mbylli njerëzit brenda, plasi dhe tërmeti që i nxori në rrugë.

Vendet e prekura nga tërmeti i sotëm ishin: Bosnjë-Hercegovinë, Çekia, Kroacia, Gjermania, Hungaria, Italia, Mali i Zi, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Serbia dhe Austria.

Epiqendra e tërmetit ishte 3 km nga Petrinja, Kroaci. lëkundja e fuqishme sizmike ndodhi në orën 12:19 pas dreke ditën e sotme.