Transmetuar më 29-12-2020, 18:05

Ndjekësit i kërkojnë një foto me të dashurin, por ja çfarë publikoi Era Istrefi

Era Istrefi ka kohë që nuk është më aktive as në muzikë dhe as në rrjete sociale.

Ajo është rkthyer gjatë orëve të fundit, por vetëm në rrjetet sociale.

Era ka gjetur pak kohë për ndjekësit e saj, të cilëve u dha mundësinë t’i bëjnë pyetje të ndryshme.

Këngëtarja iu është përgjigjur të gjithave në Instastory, përfshirë edhe ato nga jeta private.

Një nga fansat e saj  i ka kërkuar një foto me të dashurin.

Në vend të fotos së kërkuar, Era publikoi një tjetër me para në dorë, duke nënkuptuar se për momentin ato janë “dashuria e saj”.

“E martuar me paratë”, shkroi këngëtarja e mirënjohur nga Kosova, krahas fotos.

Fansat janë kureshtarë, sepse Era Istrefi është përfolur për një lidhje me Julian Perreta-n.

Pavarësisht zhurmës në mediat rozë, në muajin shtator u konfirmua se mes tyre nuk ka romancë.

Era Istrefi, për momentin, duket se është “single” dhe po shijon paratë që ka fituar në karrierë, pse jo, siç pretendoi ajo, duke qenë e dashuruar me to, të mendojë për të shtuar edhe të tjera në të ardhmen. /a.m/NOA.al