Transmetuar më 30-12-2020, 10:26

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit shkatërrues që  goditi Kroacinë mesditën e së martës.

Megjithatë, të dhënat mbeten paraprake pasi nuk përjashtohet që viktima të tjera të zbulohen në orët në vijim.

Mes atyre që humbën jetën është edhe një vajzë 12-vjeçare në Petrinja, një djalë 20-vjeçar, një i moshuar dhe babë e bir nga e njëjta shtëpi në Majske Poljane afër Glinës.

Mediat kroate raportojnë se midis shtatë viktimave janë edhe dy oficerë policie. Të paktën gjashtë persona u plagosën rëndë dhe 20 pak më lehtë, njoftoi Ministria e Brendshme në Kroaci.

Kroacia u godit të martën në orën 12.20 nga një tërmet me magnitutë 6.4 të shkallës Rihter me epiqendër pesë kilometra në jugperëndim të Petrinjas, në një thellësi prej 11.5 kilometra.

Pas tërmetit të fuqishëm, janë regjistruar disa pas-tërmete me madhësi më të vogël, por pa shkaktuar dëme materiale apo persona të lënduar.

Foto nga Google