Transmetuar më 30-12-2020, 16:54

Vajza e madhe e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha feston sot 14-vjetorin e lindjes.

Me rastin e ditëlindjes ajo mori një urim të shkurtër në Instagram nga nëna e saj, teksa postoi një foto kur ajo ishte e vogël.

Bashkëshortja e kreut të PD, Aurela Basha shkroi me pak fjalë urimin, "Gëzuar ditëlindjen Dafina zemra jonë”, – paksa me modesti, teksa publikoi në Instastory dhe një foto me bashkëshortin dhe vajzën.

Lulzim dhe Aurela Basha janë prindër të dy vajzave. (Foto nga Google dhe Instagram i Aurela Bashës)./a.m/NOA.al