Transmetuar më 30-12-2020, 19:57

Një rast dhune në familje është shënuar në Kosovë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e sotme në Prizren.

Dyshohet se një grua ka dhunuar fizikisht një burrë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia që komunikon:

“DHUNË NË FAMILJE

Prizren 28.12.2020 – 23:20.Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar në polici se ishte sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka  pësuar lëndime dhe ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës./noa.al/