Transmetuar më 30-12-2020, 21:31

Kryeparlamentarja dhe Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë për vizitë në familjen e një prej heronjve të luftës.

Siç edhe shihet nga fotot e bëra publike nga vetë Vjosa Osmani, nuk janë respektuar masat anti-covid, si vënia e maskës dhe distancimi social.

“E nderuar sonte të pritem në Zhegër te familja e heroit Agim Ramadani. Aty ruhen të gjitha pikturat e tij, por edhe guri i kufirit që kishin thyer Agim Ramadani me shokë” – tha ajo.

“Një shembull i jashtëzakonshëm që dëshmon se ideali për vendin thyen çdo pengesë e sfidë, sado e vështirë që mund të duket. Guximi e dashuria për atdheun që treguan në kohët më të vështira Agim Ramadani bashkë me mijëra burra e gra të Kosovës le të jetë udhërrëfyes i yni i gjithhershëm”, – u shpreh Vjosa Osmani./a.m/NOA.al