Vrau gruan 2 djemtë dhe më pas kreu vetëvrasje, detaje të tjera dalin nga ngjarja në Kosovë
Transmetuar më 31-12-2020, 00:01

Policia dhe Prokuroria Themelore e Gjilanit kanë dhënë detaje tronditëse nga vrasja e katërfishtë në Kosovë.

Fetah Zuka ka vrarë gruan e tij Makfie dhe dy djemtë, Arbër e Hamdi.

Dyshohet se emigranti nga Zvicra, në Pozhoran të Vitisë, i ka kryer vrasjet brenda shtëpisë, ndërsa vetvrasjen në oborr.

Në një konferencë për media që ka mbajtur Policia dhe Prokuroria Themelore e Gjilanit, kanë dhënë detaje tronditëse për ngjarjen e rëndë që ndodhi sonte.

”Tri viktima janë gjetur në shtëpi, e njëri në oborr”, thuhet në komunikatë.

Dyshimi paraprak është se kryefamiljari njëherë ka vrarë bashkëshorten, dy djemtë, dhe pastaj ka vrarë veten jashtë shtëpisë.

Familja ishte në pushime për Kosovë dhe kishin ardhur nga Zvicra, ndersa po planifikonin kthimin nesër për në shtetin ku ata jetojnë.

Kujtojmë që rastet e vrasjeve në familje janë shtuar shumë nga shqiptarët e Kosovës që jetojnë në emigracion, pasi rreth dy javë më parë një tjetër person vrau gruan dhe vajzën në Munchen të Gjermanisë./noa.al/

Foto/ Gazeta Metro.