Transmetuar më 02-01-2021, 09:20

Ajo u tha operatorëve që erdhën për ta vaksinuar, për një tjetër epidemi, atë të Spanjës, e cila midis vitit 1918 dhe 1920 vrau miliona njerëz në të gjithë botën.

Sepse ajo, Maria, 106 vjeçe, pjesëtare në një strukturë të kujdesit për të moshuar në Itali, kishte lindur në atë kohë.

Zonja, nga Toskana, ka lindur në të vërtetë në vitin 1914 dhe atyre që i injektuan ilaçin për ta mbrojtur nga Covidi, ajo u tregoi kujtimet e saj për atë sëmundje të tmerrshme të shumë viteve më parë.

Zonja, një e mbijetuar e dy pandemive globale, është midis 400 personave të moshuar që u vaksinuan në ditën e dytë të operacioneve në "rezidencat" e territorit veri-perëndimor të rajonit dhe një nga dy qindra vjeçarët që morën serumin anti-Covid në Toskanë. Personi tjetër që ka kaluar  një shekull jetë, është nga Luchese.

Maria ka qenë një nga personat e thirrur në këtë strukturë, që pavarësisht nga vala e infeksioneve që ka prekur edhe atë territor, deri tani për fat të mirë nuk është prekur.

Deri në janar të vitit 2019, Maria jetonte e vetme në Grondola, pjesë e Komunës së Pontremoli (Massa Carrara).

Tani ajo qëndron në një strukturë të kujdesit, ku operatorët po punojnë këto ditë për të vaksinuar të gjithë të moshuarit që strehohen aty.

Më 31 dhjetor, 11 struktura u përfshinë në operacion dhe ditën e Vitit të Ri janë vaksinuar 180 të moshuar të tjerë që jetojnë në këtë zonë. /e.a/noa.al/

Foto: Google