Transmetuar më 02-01-2021, 09:46

Shpëton nga mbytja falë një aplikacioni! Kjo është ajo që i ndodhi në prag të Krishtlindjes Patrick-ut, një djalë dy vjeçar nga Bolonja, i cili kishte gëlltitur një copë mocarela, ndërsa nëna e tij po përgatiste pica për darkë.

Përtypja shkoi keq dhe nuk po merrte frymë derisa i ra të fikët, përpara dëshpërimit të nënës dhe babait.

Por ata nuk e humbën kurajën. Siç raporton Noa.al, duke cituar "Il Resto del Carlino", ata telefonuan numrin e urgjencës 118 dhe përmes aplikacionit "FlagMii", i cili lejon operatorin të shohë se çfarë ndodh gjatë manovrave të shpëtimit të praktikuara nga të tjerët, arritën të shpëtonin djalin e tyre.

Historia e atyre minutave dramatike – "Nëse nuk do të kishte qenë për të dhe gjakftohtësinë e tij, tani për ne do të ishte një tragjedi e madhe", kujton ditë pas incidentit nëna Stefania, e cila thekson se bashkëshorti i saj, Michele, sigurisht që nuk kishte më pak gjakftohtë.

"Edhe tani Michele dhe unë, – vazhdon gruaja, – nuk e dimë si arritëm të qëndrojmë të qetë. Jeta e djalit tonë ishte para nesh, por më besoni qetësia e shpëtimtarit ishte vendimtare".

Fuqia e aplikacionit – Për 23 minuta, babai i Patrick-ut praktikoi manovra zhbllokimi dhe masazh kardiak në trupin e vogël të djalit të tij, i kontrolluar ende nga distanca nga operatori mjekësor i 118. Të gjitha të bëra të mundshme nga aplikacioni "FlagMii", i cili rreth prej një viti përdoret në Emilia-Romagna dhe Piemonte për të zvogëluar kohën e ndërhyrjes dhe për të ndihmuar çdo njeri në nevojë në distancë.

Por si funksionon ky aplikacion për shpëtimin e jetës? "Unë telefonova 118, – thotë nëna Stefania. – Ata më pyetën se çfarë kishte ndodhur dhe nga po telefononim, pastaj ata më lidhën me infermierin Daniele Celin, i cili, me një gjakftohtësi të pabesueshme, na tha se donte të shikonte me sytë e tij atë që po ndodhte dhe na kërkoi të udhëzonte nga larg bashkëshortin tim në manovrat mjekësore për të sjellë në vete djalin tonë".

Kështu që, vazhdon gruaja historinë e atyre momenteve dramatike, "ai më dërgoi një mesazh, më tha ta pranoja dhe të aktivizoja video-kamerën që unë vazhdoja t’i tregoja fëmjën dhe bashkëshortin tim që po praktikonte masazhin e zemrës. Operatori korrigjoi çdo veprim, çdo lëvizje të duarve të Micheles, dukej sikur ishte aty pranë nesh. Ne dinim saktësisht se çfarë të bënim falë udhëzimeve të tij shumë të sakta. Mjaftuan njëzet e tre minuta derisa mbërriti mjeku dhe ambulanca", përfundon gruaja. /e.a/noa.al/

Foto: Google