Transmetuar më 02-01-2021, 11:40

Greqia ka njoftuar sot zgjatjen e masave shtrënguese anti-Covid 19, duke filluar nga nesër dhe të paktën për një javë.

Ky vendim synon uljen e mëtejshme të rasteve të reja, lehtësimin e presionit mbi spitalet dhe lejimin e rihapjes së shkollave në 11 janar.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, tha se kushtet epidemiologjike janë përmirësuar dhe janë dukshëm më të mira se shumë vende të tjera evropiane.

Ai shtoi megjithatë se rastet e reja ende mbesin në nivele të larta, duke shkaktuar presion në sistemin shëndetësor, ndërsa 2.500 mijë pacientë janë të shtruar në spital, me më shumë se 400, të cilët ndodhen në Njësitë e Kujdesit Intensiv.

Kështu pra, që nga nesër, në orën 06:00 të mëngjesit, deri të hënën 11 janar, nuk lejohet lëvizja nga ora 9 në mbrëmje, deri në pesë në mëngjesit, me përjashtim të punonjësve dhe njerëzve që kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Dyqanet tregtare do të qëndrojnë të mbyllura, ashtu si edhe libraritë dhe sallonet e bukurisë.

Kishat do të qëndrojnë gjithashtu të mbyllura për shërbesat e së dielës. Qeveria greke u bëri thirrje qytetarëve që t’i përmbahen rreptësisht masave dhe të jenë të durueshëm për një javë, në mënyrë që shkollat ​​të mund të rihapen, me studentët dhe mësuesit që të mund të kthehen në klasa.

Në fund të javës së dytë të janarit, situata epidemiologjike në vend do të vlerësohet dhe bazuar në këtë rast, do të ketë vendime të reja për sektorët e tjerë të veprimtarisë sociale dhe ekonomike.

Foto: Google