Transmetuar më 03-01-2021, 14:40

Interi e ka nisur sezonin e ri 2021 me një fitore bindëse. Zikaltrit kanë mposhtur 6-2 Krotonen në javën e 15-të të kampionatit italian dhe janë ngjitur përkohësisht në vendin e parë të renditjes.

Heroi i ndeshjes ka qenë Lautaro Martinez, i cili ka realizuar tregolëshin e tij të parë në karrierë me Interin.

Protagonist ka qenë edhe Lukaku, autor i një asisti dhe një goli. Lajmi i keq për milanezët është se belgu ka kërkuar zëvendësimin në minutën e 75-të për shkak të një shqetësimi fizik.

Ndërkohë vazhdon të shkëlqejë edhe Hakimi, që sot ka realizuar golin e tij të pestë në këtë sezon të Serisë A.

Me këtë fitore, Interi ngjitet në vend të parë të renditjes përkohësisht me 36 pikë. /e.a/noa.al/