Transmetuar më 04-01-2021, 09:59

Arti shqiptar në zi! Është ndarë sot nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i njohur i Teatrit Kombëtar, Xhemil Tagani.

Ai u lind në Tiranë, më 6 shkurt 1945. Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve, dega e dramës.

Më 1968 filloi punë si aktor në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar), derisa doli në pension. Tagani ka luajtur mjaft role të dyta dhe episodike dhe është shquar sidomos për krijimin e karaktereve të ndryshme artistike.

Ka interpretuar mbi 70 role në teatër, kryesisht nga dramaturgjia kombëtare, ku si më të arrirët përmenden : Agroni te “Shokët”, Alqi te “Studentja e vitit të fundit”, Tushka te “Një nuse për Stasin”, Uçi te “I pazvëndësueshmi”, Selimi te “Bashkë me Agimin”, Ina te “Arturo Ui”, Peç Mbloçi te “Lumi i vdekur”, Reizi te “Duke u gdhirë viti 1945”, Samiu te “Kështu të dua”, Thomai te “Nën dritat e skenës”, te “Kryqi i bardhë”, si dhe ‘Prifti i Rrëzës’ te "Përrallë nga e kaluara".

Tagani u shkëput nga Teatri, duke e mbyllur karrierën e tij mbi tre dekada në skenën e Teatrit Popullor. /e.a/noa.al/