Transmetuar më 04-01-2021, 10:20

"FlagMi" ndihmon përsëri. Aplikacioni, i cili po përdoret prej rreth një viti në Emilia-Romagna dhe Piemonte për të zvogëluar kohën e ndërhyrjes së shpejtë dhe për të ndihmuar nga distanca, ka kontribuar për sjelljen në jetë të një fëmije, Alex, në Bolonjë, në shtëpi dhe në rast urgjence.

Infermierja, në fakt, mbikëqyrte nga distanca babanë e foshnjës në të gjitha lëvizjet që bwnte pwr tw ndihmuar bashkwshorten e tij.

Pra, pas fëmijës dy vjeç, i cili po në Bolonjë, po rrezikonte tw mbytej nga ushqimi që kishte konsumuar dhe u shpëtua drejtpërdrejt në video nga një infermier i 118-ës, (ndihmoi prindërit e tij të praktikonin masazh kardiak), ndërsa ndihma mbërrinte në shtëpi, ky është rasti i dytë i ndihmës vendimtare me të njëjtën platformë mjekësore.

Protagonistja, këtë here është infermierja, Elisa Nava. Ndihma e saj ishte vendimtare për të ndihmuar një baba, i cili ndihmoi bashkëshorten e tij për të lindur fëmijën e tyre në shtëpi.

Prindërit, pas lindjes, bënë një falënderim në rrjetet sociale për operatoren që kishte ndihmuar në lindjen e Aleksit, 2.9 kilogramë, dhe infermierja, 33 vjeçe, takoi foshnjën personalisht në repartin e Obstetrikës të Spitalit Maggiore në Bolonjë.

Në një mesazh me video, infermierja nga qendra e operacioneve 118 në Bolonjë, rindërton momentet delikate të ndërhyrjes.

"Në natën midis 1 dhe 2 janarit, rreth një e gjysmë, një koleg mori një telefonatë nga një baba, i cili kërkoi informacione për të zbuluar nëse ai mund ta sillte gruan e tij në Obstetrikë, sepse sipas tij, ishte koha për të lindur fëmija”, tha ajo.

"Kolegu im menjëherë e kuptoi se mbase ishte më mirë që ai të qëndrote në shtëpi, sepse do të ishte një lindje e afërt", shton Elisa Nava.

Kështu që, pasi të ishin dërguar automjetet e urgjencës, "vendosa të telefonoj babain e foshnjës dhe ta bëj të aktivizojë "FlagMii", platforma që na lejon të bëjmë thirrje video me përdoruesit në mënyrë që të kemi një vizion të asaj që po ndodh dhe të drejtoj veprimet e tyre. Babai ishte shumë i shqetësuar, por ai më ndiqte në gjithçka që i thashë të bënte, ai ishte shumë i mirë".

Në vetëm 12 minuta, nga fillimi i telefonatës, foshnja lindi. "Dymbëdhjetë minuta shumë intensive përfunduan me një britmë të mrekullueshme të foshnjës, jashtëzakonisht emocionuese dhe çliruese", kujton operatorja e 118-ës.

"Ishte vendimtare që kishim Elisan, e cila na ndihmoi, sepse ne absolutisht nuk dinim çfarë të bënim, ne ishim në panik total", thotë në një video tjetër Matteo, babai i Aleksit të sapo lindur. /e.a/noa.al/

Fotot: Ansa