Transmetuar më 04-01-2021, 10:43

Bota e futbollit ka mësuar një lajm të dhimbshëm ditën e sotme. Një aksident i rëndë i ka marrë jetën në moshën 23-vjeçare, futbollistit të Atletiko Bilbaos, Aitor Gandiaga.

Lajmi shumë i trishtuar u zyrtarizua më pas nga klubi i Bilbaos me një shënim ngushëllimi të publikuar gjithashtu në rrjetet sociale.

Për të përfituar minuta dhe për t’u rritur, drejtuesit e klubit të La Ligës e kishin huazuar sulmuesin te Gernika në Tercera Division.

Sulmuesi fleksibël, i lindur në vitin 1997 në pronësi të Athletic Bilbao, vdiq në një aksident në zonën Markina-Xemei.

Sipas burimeve të para, djaloshi përplasi makinën e tij me një autobus, për arsye që nuk janë verifikuar ende.

"Dhimbje e madhe për një të ri që la gjurmët e tij në Lezama. Një përqafim i madh për familjen, miqtë dhe shokët e skuadrës. Gernika ”, – shkruan në rrjetet sociale klubi bask. /e.a/noa.al/

Foto: Google