Transmetuar më 04-01-2021, 12:15

Dymbëdhjetë vëllezër e motra të moshës 97 deri 75 vjeç, të lindur nga të njëjtët prindër, bëjnë të gjithë së bashku 1.042 vite dhe 315 ditë.

Është me këtë numër, në fakt, që familja D’Cruz me origjinë pakistaneze, por e shpërndarë tani nëpër botë, nga Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara në Londër dhe Zvicër, ka hyrë në librin e rekordeve "Guinness" dhjetorin e kaluar.

Dhe në librin e regjistrave, të gjithë emrat e tyre u transkriptuan: Doreen (3 shtator 1923), Patrick (30 shtator 1925), Genevieve (4 korrik 1927), Joyce (2 mars 1929), Ronnie (24 gusht 1930), Beryl ( 26 gusht 1932), Joe (1 qershor 1934), Francesca (17 shtator 1936), Althea (27 korrik 1938), Tereza (9 qershor 1940), Rosemarie (30 mars 1943) dhe Eugjenia (24 tetor 1945), – raporton Noa.al, duke cituar Tgcom.

"Megjithëse ata nuk jetojnë në të njëjtin vend, D’Cruz thonë se janë "një familje e bashkuar dhe arritja e një rekordi të tillë është një nga momentet më të mëdha të jetës sonë", thonë ata. /e.a/noa.al/

Foto: Tgcom