Transmetuar më 04-01-2021, 12:48

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi sot ndryshime në kabinetin qeverisës me qëllimin për ta bërë atë më efikase. Ndërkohë që zëdhënësi i ri i qeverisë, do të jetë Christos Tarandilis.

Mes ndryshimeve kyçe në qeveri, janë transferimi i Kostis Hadzidakis nga Ministria e Energjetikës dhe Mjedisit, te Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, ku zëvendëson Yiannis Vroutsis.

Makis Voridis merr portofolin e Ministrisë së Brendshme. Deputeti Spilios Livanos, merr vendin e Voridis te Ministria e Agrikulturës.

Zëvendës-ministri Spilios Livanos, merr Ministrinë e Zhvillimit Rural, Niki Kerameus është vendosur në krye të Ministrisë së Arsimit. Ndërsa Theodore Libanios, emërohet në pozicionin e zv-kryeministrit.

Ndërkohë nuk preken një sërë ministrash, si ai i Financave, Christos Staikouras, Investimeve dhe Zhvillimit, Adonis Georgiadis, ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, i Mbrojtjes së Qytetarëve, Chrysochoidis, ai i Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos, i Turizmit, Haris Theoharis, i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias, e Kulturës, Lina Mendoni, i Drejtësisë Kostas Tsiaras, i Qeverisjes Dixhitale, Kyriakos Pierrakakis, i Infrastrukturës, Kostas A. Karamanlis, i Tregtisë, Yiannis Plakiotakis dhe i Migracionit, Notis Mitarakis.

Ministrat e rinj pritet që të betohen ditën e nesërme. /e.a/noa.al/