Transmetuar më 05-01-2021, 15:35

Pronarët e dyqaneve kanë gjetur këtë formë, që të protestojnë kundër kufizimeve të Coronavirusit në Tel Aviv, Izrael.

Pavarësisht se është ndër vendet e para që ka filluar vaksinimin, Izraeli po përballet me shtim të rasteve të Covid.

Kudo në botë, dyqanet, baret dhe restorantet po përballen me probleme të mëdha ekonomike për shkak të kufizimeve.

Pas gati një viti, që kur shumë vende të botë vendosën izolim total, kriza ekonomike po jep efektet e saj edhe në vendet e zhvilluara.

/a.m/NOA.al